Shkodranët nuk e kanë tradhëtuar Shirokën as në Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve, atë të 1 majit. Kushtet e mira të motit, distanca jo e largët nga qendra e qytetit, freskia e liqenit janë disa nga arsyet pse kjo pikë turistike i josh në mënyrë të vazhdueshme ata.

Mënyra se si shikohet sot 1 maji ka ndryshuar nga koha kur në vendin tonë organizoheshin manifestime për këtë ditë, ndërsa sot njerëzit ndihen të lirë ta festojnë ose jo sipas mënyrës së tyre thonë qytetarët.

Për herë të parë, 1 maji në vendin tonë u kremtua në vitin 1905 në Shkodër kur një grup prej 60 punëtorësh të ngarkim-shkarkimit dhe këpucarë organizuan një manifestim. Prej asaj kohe “metamorfoza” e 1 majit ka krijuar traditën e vet në Shqipëri.