Në mjediset e Bibliotekës Shkencore të universitetit “Luigj Gurakuqi” u zhvillua ditën e sotme takimi i zgjeruar me temë “Për një gjuhë shqipe të përbashkët”, iniciative e Institutit për Promovimin e Vlerave të Gjuhës Shqipe. Qëllimi i këtij takimi ishte diskutimi mbi gjendjen e gjuhës shqipe sot si dhe rrugëtimi i peticionit për gjuhën e përbashkët në 4 shtete: Shqipëri, Kosovë, Mali i Zi dhe Maqedoni e Veriut.

Takimi u përshëndet edhe nga Kori Polifonik i qytetit “Prenkë Jakova” me dy këngë të kompozitorit të shquar Prenkë Jakova si dhe me himnin e autorit Lec Kurti ndërsa drejtuesi i saj i korit, kompozitori Gjon Shllaku tregon lidhjen që arti ka me komunikimin dhe gjuhën.

Takimi i zgjeruar u mbyll me nënshkrimin e rezolutës drejtuar qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës për ngritjen e një komisioni ndërshtetëror, me ekspertë, për hartimin e propozimeve “Për një gjuhë shqipe të përbashkët”.