Dita e sotme ka qenë e veçantë për formacionet e artistëve të qarkut të Shkodrës pasi në teatrin “Migjeni” anëtarët e jurisë po bëjnë përzgjedhjen e materialeve më të mira me të cilat do të prezantohen në Festivalin Folklorik të Gjirokastrës që do të organizohet në fund të muajit qershor.

Në rolin e anëtarit të jurisë, kompozitori Gjon Shllaku vlerëson larminë e materialeve të paraqitura nga grupet folklorike.

Festivali i parë Folklorik Kombëtar i Gjirokastrës u zhvillua në vitin 1968, në kalanë e gurtë të këtij qyteti. Prej asaj kohe festivali është zhvilluar çdo pesë vjet. Në këtë organizim mbarëkombëtar prezantohen vlerat e traditës, folklorit dhe etnografisë shqiptare.