Grupi i tyre u themelua në vitin ’74 kur ishin studentë të ILA në kryeqytet për të krijuar kuartetin e harqeve “ILA ’74” të cilët për tre vite të aktivitetit muzikor dhanë disa koncerte në të gjithë vendin ndërsa pas një ndërprerje të gjatë shumëvjeçare grupi u ribashkua sërish.
Kuarteti i harqeve “ILA ’74” i përbërë nga anëtarët Vangjush Papadhimitri dhe Zeqir Sulkuqi në violinë, Ilo Kanani në violë dhe Kostika Tanto në violonçel po bëjnë përgatitjet e fundit në prag të koncertit që do të mbahet në kinema “Millennium”.
Si një shkodran, instrumentisti Kanani ndjen jo pak emocione në qytetin e tij.
Një dhuratë të bukur për kuartetin e harqeve “ILA ’74” ka bërë edhe kompozitori dhe pedagogu i USh Gjon Shllaku në rikthimin e grupit.
Koncerti i organizuar nga Bashkia Shkodër, nën kujdesin e QK “Pjetër Gaci” me drejtues Dritan Mlikën do të mbahet sonte në orën 19 në kinema “Millennium”.
