Rikthimi i Orkestrës Simfonike përmes koncertit të saj të parë pas shumë vitesh entuziasmoi të gjithë dashamirët e muzikës në Shkodër ndërsa në këtë mënyrë u konfigurua struktura e Filarmonisë së Shkodrës.
Për kompozitorin Gjon Shllaku dhe njëkohësisht drejtuesin e korit polifonik “Prenkë Jakova” e ardhmja e Filarmonisë duket e sigurt.
Në koncertin premierë të Orkestrës Simfonike, një paraqitje të shkëlqyer pati edhe kori polifonik “Prenkë Jakova” që nën drejtimin e mjeshtrit Shllaku prej vitesh po bën një punë të palodhur duke tejkaluar edhe sfidat apo pengesat që janë shfaqur rrugës herë pas here.
Orkestra Simfonike do të rikthehet sërish para publikut në koncertin e saj të radhës që do të mbahet në datën 7 maj ku në të do të marrë pjesë edhe këngëtari Dren Abazi.
