Veprimtaritë dedikuar javës së librit në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të tij kulmuan me aktivitetin “Letërsia dhe qyteti”, organizuar nga Biblioteka publike “Marin Barleti” në oborrin e Muzeut “Oso Kuka” ku i ftuar ishte shkrimtari Stefan Çapaliku për të ligjëruar rreth marrëdhënies së hershme të Shkodrës me letërsinë.
Ftohja e lexuesve me librin po ndihet vazhdimisht në shoqërinë tonë ndërsa shpëtimin shkrimtari e shikon jo vetëm në organizimin e festivaleve dhe aktiviteteve letrare por edhe në hapjen e muzeve dedikuar librit.
Në këtë aktivitet u promovua edhe libri më i ri i autorit Stefan Çapaliku “Darkave, nga nji mbas buke”, një përmbledhje me tregime të shkurtëra.
Për Maxhid Cungun, drejtuesin e Bibliotekës “Marin Barleti” përmirësimi nëpërmjet rritjes së vazhdueshme të cilësisë së veprimtarive të tilla mbetet objektivi kryesor i institucionit që drejton.
Takimi përmbyllës për Ditën Ndërkombëtare të Librit u ndoq me mjaft interes nga një numër i lartë pjesëmarrësish.
