Fundjava do të rikthejë Festivalin e Poeteshave që sivjet do të zhvillojë edicionin e tij të tretë. Ky festival vjen falë iniciativës së Farida Ramadanit, drejtuese e Lëvizjes “Gratë frymojnë vlera”. Ajo thotë se edhe në këtë edicion interesi i pjesëmarrësve për t’u bërë pjesë e tij është i lartë.
Ramadani e pranon vështirësinë financiare të organizimit të këtij festivali dhe apelon për më shumë mbështetje për iniciativa të tilla.
Festivali i Poeteshave do të zhvillohet ditën e shtunë në orën 12³⁰ në mjediset e Bibliotekës publike “Marin Barleti”.
