Bashkë me rritjen e temperaturave, në Shkodër është shtuar numri i atyre që vizitojnë qytetin. Një prej tyre është edhe Dumitru-Dorin Prunariu nga Rumania ku për herë të parë ndodhet këtu, si pjesë e një bashkëpunimi të klubit Rotary Club, ku njerëz të profesioneve të ndryshme i bashkon pasioni i udhëtimeve.
Në profesion është inxhinier aviacioni dhe kjo e ka bërë që të jetë gjithnjë në kërkim të hapësirave të reja që shkojnë deri në kozmos.
Dumitru thotë se në Shkodër ka vizituar këto ditë disa pika turistike të qytetit.
Ndonëse ishte vizita e tij e parë në Shkodër, Dumitru premton se do të kthehet sërish falë ngrohtësisë që përcjellin njerëzit e këtij qyteti.
