Arjola Zadrima është poetja e njohur shkodrane, e cila prej gati një viti e gjysëm drejton dhe realizon emisionin “Pena e Shkodrës” më të ftuar nga fusha e letërsisë ndërsa pak kohë më parë në Shkodër do të promovohej filmi poetik me metrazh të shkurtër “Aromë Dashnie” ku pjesë e tij janë krijimet dhe interpretimet e poetes.
Dëshira për të guxuar dhe për të provuar diçka të re ishte arsyeja kryesore pse vendosi të bëhej pjesë e realizimit të një filmi. Megjithatë Arjola Zadrima as kësaj here nuk iu nda poezisë duke e sjellë atë brenda filmit “Aromë Dashnie”.
Filmi “Aromë Dashnie” ka si producent Fatos Mustafën ndërsa regjia mban emrat e Altin Sulaj dhe Genti Deçka. Poezia dhe interpretimi i tyre është realizuar nga Arjola Zadrima ndërsa filmi synon të jetë pjesë e festivaleve ndërkombëtarë për filmat me metrazh të shkurtër.
