Disa prej punimeve më të veçanta të dorës, të punuara me grep në mënyrë artistike ishin ato që u ekspozuan në mjediset e brendshme të galerisë “Oda” ku dy motrat artizane, mësuese në profesion, Drita Mlloja dhe Flutra Boshti sollën disa nga punët e tyre të mrekullueshme, të mbushura me detaje lulesh, karakteristikë e qytetit, në ekspozitën “Pranverë me grep”.

Kjo ekspozitë e veçantë tërhoqi vizitorë të shumtë në mjediset e kësaj galerie.