Kisha e “Lindjes së Krishtit” është kisha kryesore ortodokse në Shkodër. Ajo u ndërtua në vitin 2000 në vendin e një kishe të dëmtuar dy vite më parë nga
një shpërthim.

Kisha në kompozimin e saj planimetriko-vëllimor ka si model kishat neobizantine në trajtë kryqi, të brendashkruar me kupolë.

Korpusi i kishës ngrihet nga trualli me një podium prej shkallēsh. Hajati i saj ka një portik me pesë harqe ku tre të qendrës ndahen mes tyre me kolona dhe
anësoret me shtylla të plota. Salla e faltores kurorëzohet nga kupola që i jep hapēsirës qendrën simbolike të kupolës qiellore. Në ballë të sallës ndodhet
ikonostasi i punuar me dru të gdhendur.

Në skajin jugperëndimor ngrihet kambanorja. Në Shkodër, bashkëjetesa e feve, duket më shumë se në pjesën
tjetër të vendit, kisha ortodokse ndodhet pranë me Kishën Françeskane e Xhaminë e Madhe në të dyja anët e pedonales “Kolë Idromeno”.