Në teatrin “Migjeni” u zhvillua një mbrëmje muzikore përkujtimore për nder të pianistit të shquar Tonin Guraziu, protagonist i koncertit të parë të muzikës klasike në Shqipëri. Ky organizim i Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit, Bashkisë Shkodër dhe Teatrit “Migjeni” erdhi në kuadër të 115-vjetorit të lindjes së tij.

I pranishëm në këtë mbrëmje muzikore, mjeshtri Zhani Ciko evidenton cilësitë profesionale që kishte Tonin Guraziu.

Për vlerat e tij flet edhe sopranoja e njohur shkodrane Marjana Leka.

Cilësitë e tij nuk ishin thjesht profesionale por edhe humane.

Disa pjesë pianistike nga Rudina Ciko shoqëruan këtë natë ndërsa pjesë e mbrëmjes muzikore ishte edhe një numër koreografik nga Adela Muçollari me pjesë nga baleti “Rozafa”, shkruar nga Tonin Guraziu. Ky organizim është regjistruar i plotë nga RTSH Shkodra dhe do të përcillet në ditët në vazhdim për të gjithë shikuesit e rrjetit të RTSH.