“Vatra në kapërcyell të shekujve” është libri më i ri me tematikë historike, shkruar nga atdhetari Dr. Gjon Buçaj, ish kryetari i shoqërisë “Vatra” por i ndarë nga jeta një vit më parë.

Në libër përfshihen dokumente dhe dorëshkrime që lidhen me periudha historike të vendit, mes të cilave trajtohet edhe çështja çame.

Gjon Buçaj njihej për punën e tij të virtytshme si atdhetar i spikatur në komunitetin e shqiptarëve të Amerikës.