Riformatimi i Orkestrës Simfonike të Shkodrës përbën padyshim një nga lajmet e bukura ndërsa anëtarët e formacionit po bëjnë përgatitjet e fundit për paraqitjen e parë zyrtare të saj. Dirigjenti Jetmir Barbullushi e ndjen peshën e përgjegjësisë për këtë koncert por ka besimin e plotë se çdo gjë do të shkojë mirë.

Pjesë e koncertit do të jenë edhe emra të njohur të muzikës klasike si tenorë, soprano si dhe kori i Filarmonisë.

Koncerti i Orkestrës Simfonike të Shkodrës do të mbahet ditën e hënë në orën 19 në teatrin “Migjeni”.