Prej pesë vitesh “Ekrani i Artit” është një një nga organizimet më të veçanta në fushën e kinematografisë që mbahen në vendin tonë ndërsa këtë vit do të jetë edicioni i gjashtë i tij, i cili do të nisë më 31 maj dhe do të mbyllet me 4 qershor duke qenë i më zgjatur në krahasim me vitin e kaluar. Themeluesi i këtij festivali, artisti Adrian Paci, thotë se ndryshe nga edicioni pararendës ku pati një gjithëpërfshirje të institucioneve kulturore të qytetit, stacioni kryesor kësaj here do të jetë kinemaja e qytetit.
Pavarësisht një vëmendjeje të shtuar për kinematografinë suedeze në këtë vit, nuk do të mungojnë as filmat nga vendet e tjera.
Këtë vit mbështetja financiare për festivalin është më e kufizuar ndaj artisti Paci kërkon më shumë përkrahje nga ana e institucioneve publike për këtë iniciativë.
Përpara nisjes zyrtare të festivalit, në “Art House” pritet të mbahen një seri takimesh në formën e bashkëbisedimeve mbi filmat e festivalit.
