Në sallën e Auditorit 1 të universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” u zhvillua sot një takim rreth librave dedikuar përballjes me një prej mafieve më të fuqishme në botë, asaj italiane, organizuar nga Fakulteti i Drejtësisë ku i ftuar nderi ishte autori i tyre me pseudonimin Gianni Palagonia, një ish-anëtar i forcave të rendit të Italisë ku rrëfen mbi betejat ndaj botës së krimit.
I pranishëm në takim ishte edhe vetë Dekani i Fakultetit të Drejtësisë Roland Dodani ku bëri një prezantim të shkurtër të jetës së autorit.
Gianni Palagonia është autori i dy librave “Heshtja: Rrëfim i një polici të antimafias” dhe “Në duart e askujt: lufta e një polici të antimafias” ndërsa së shpejti pritet të sjellë për lexuesit edhe librin e tij të tretë.
