Poezi nga Arjola Zadrima
Kur e ndjen se nuk i përket kësaj bote,
arratisu
dhe merr me vedi diellin,
ik dhe merr me vedi qiellin,
zhduku e buzëqeshjen tande,
lenu si jehonë,
zemrave që pëshpërisnin.
Ik
dhe mos prit dromca dashniet,
kur prej teje
ke dhanë shpirtin.
