Teatri “Migjeni” pritet të vërë në skenë për herë të parë në historinë e tij një tragjedi nga antikiteti grek ndërsa përgatitjet kanë disa ditë që kanë nisur por detajet u bënë të ditura sot në konferencën e shtypit ku të pranishëm ishin regjisori Enke Fezollari dhe aktorët e shfaqjes.

Pjesë e kastit në këtë tragjedi do të jetë edhe aktori nga Maqedonia e Veriut dhe njëkohësisht drejtori i Teatrit Kombëtar të këtij shteti Adem Karaga, i cili mirëpriti ftesën për bashkëpunim.

Premiera e tragjedisë “Hekuba” të Euripidit pritet të jetë në muajin maj gjatë javës kulturore greke në vendin tonë.