Miq dhe artdashës!
Iku dhe Rikardi.
Eh…
Mora të shfletoj edhe njëherë shkrimet e tij të shumta që ia kisha ruajtur me kujdes, t’i sistemoja më mirë se ndoshta dikush mund t’i rihapte një ditë.

Këto fjalë të ndjera të bashkëshortes së tij Marjeta Ljarja në librin “Rikardi” flasin për yllin e teatrit dhe kinematografisë shqiptare Rikard Ljarjen.

Megjithëse karriera më e madhe e tij do të përqëndrohej në Tiranë, fillimet do t’i kishte në Shkodër ku do ta bënte publikun të dashurohej që me rolet e tij të para kur do të shfaqej në teatrin “Migjeni” në vitin 1966 pas përfundimit të shkollës së lartë të aktrimit.

Në teatrin “Migjeni” do të rikthehej sërish pas shumë vitesh ku në prill të 2009 do të luante rolin e tij të fundit në këtë teatër, në dramën e regjisorit Stefan Çapaliku “Shën Gjon Kryepremi”.

Madhështia e tij nuk qëndronte tek aktori i madh por tek njeriu i thjeshtë që ai ishte. Kolegët e tij në Shkodër nuk i harrojnë asnjëherë momentet e bukura me të.

Rikard Ljarja nuk ishte vetëm aktor apo regjisor, por edhe autor i disa librave me tregime dhe romane por ne të gjithë do ta kujtojmë atë si Rikardi i madh i filmave shqiptar.