Në mjediset e Bibliotekës publike “Marin Barleti” u bë ditën e sotme promovimi i librit të parë të autores Irma Bilali ndërsa ai vjen si një historiografi mbi një prej figurave më të shquara të Rilindjes siç është poeti Naim Frashëri. Për autoren Bilali libri “Naim Frashëri në historiografinë letrare shqipe” është frut i kërkimeve dhe studimeve disa vjeçare në bibliotekat dhe arkivat e Shkodrës, Tiranës dhe Prishtinës.
Nën moderimin e drejtuesit të Bibliotekës Maxhid Cungut, të pranishëm në panel ishin figura të rëndësishme si Stefan Çapaliku, Evalda Paci dhe Ermira Alija të cilët dhanë vlerësimet e tyre për autoren dhe librin në fjalë.
Libri “Naim Frashëri në historiografinë letrare shqipe” i dedikohet studentëve, arsimtarëve, kërkuesve dhe lexuesve që i qasen çështjeve të letërsisë sonë.
