Në auditorin A3 të Rektoratit të Universitetit “Luigj Gurakuqi” u zhvillua një koncert me pjesë të zgjedhura nga kompozitorë shqiptarë dhe francezë. Pjesë e tij u bënë violinisti Hasan Bakalli, tenori Neron Kacerja si dhe koncert master Laura Lile. Emocione të bukura përcollën artistët me materialet e tyre ku mes të shumtave spikati edhe kënga e njohur franceze “La Boheme”.
Pas përfundimit të koncertit, artistët flasin rreth ndjesive që përjetuan gjatë interpretimit.
Ky aktivitet iu shtua rrugëtimit të veprimtarive të shumta kulturore artistike që zhvillohen nga Departamenti i Arteve të Universitetit të Shkodrës dhe Aleancës Franceze Shkodër në kuadrin e Pranverës së Frankofonisë.
