Një atelier ndërkombëtar me qëllim shkëmbimin e eksperiencave bëri bashkë disa prej profesionistëve të fushës së trashëgimisë kulturore nga Shqipëria dhe Franca në një darkë mirëseardhje në Shkodër ndërsa do të fokusohet në sitet e trashëgimisë kulturore në luginën e Drinit.

Arkeologia Etleva Nallbani thekson rëndësinë e punës që po ndërmerr misioni arkeologjik shqiptaro-francez në këtë territor.

Prej 18 vitesh arkeologia e njohur i është përkushtuar kërkimeve në luginën e Drinit.

Pjesë e projektit të misionit shqiptaro-francez janë dy bashki, ajo e Shkodrës dhe Vaut të Dejës ndërsa do të zgjasë tre ditë me radhë.