Shfaqja komedi “Big Brother Vip Shkodra” 2 me regji dhe skenar të mjeshtrit Arian Çuliqi prej datës 17 mars kur ajo pati premierën e saj para spektatorit shkodran po vazhdon e shfaqet rregullisht në teatrin “Migjeni” ndërsa përpara sportelit të biletave vihet re interesi dhe prezenca e njerëzve për të ndjekur këtë shfaqje.

Gjatë komunikimit me arkivistin Astrit Fani, i cili njëkohësisht po merret edhe me menagjimin e biletave të shfaqjes ai thotë se interesi është i jashtëzakonshëm për të siguruar bileta.

Teatri “Migjeni” për shkak të interesit të treguar nga publiku për komedinë ka vendosur që ta shfaqë atë gjatë të gjithë javës në orën 18:00 ndërsa të dielën me ndryshimin e orës të shfaqet në orën 19:00.