Në kuadër të Ditës Botërore të Poezisë disa prej figurave të krijimtarisë artistike të Malësisë së Madhe zgjodhën të mblidheshin së bashku në Shkodër ku veç ambientit me atmosferë të ngrohtë që krijuan, nuk munguan as interpretimet e ndryshme poetike për këtë ditë. Pjesë e këtij takimi ishte edhe botimi i revistës “Pena e Artë” ndërsa botuesja e saj Prenda Sejdia thotë se poezia duhet respektuar më së shumti në këtë ditë.
Themelimi i klubit letrar të poetëve të veriut “Rozafa” ishte një tjetër motiv i bukur që i bëri bashkë këta poetë.
Poeti Lulash Brigja thekson sa e rëndësishme është poezia për shpirtin dhe mendjen.
Takimi mes krijuesish dhe poetësh vijoi me leximin e disa prej poezive më të bukura duke ndarë kështu momente të bukura të gjithë së bashku.
