Një grup studentësh belg ndodhen këto ditë në Shkodër. Ata gjenden këtu si pjesë e një marrëveshje ndërmjet universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” dhe dy universiteteve të Belgjikës “Howest” dhe “Ho Gent”. Ky është viti i dytë i projektit “The Wow Albania” që ka në thelb promovimin e Shqipërisë e në mënyrë të veçantë Shkodrës përmes blogjeve apo formave të tjera online që studentët belgë zotërojnë.
Studentët shqiptar të lëndës së “Menagjimit të Udhëtimeve” po ndihmojnë ata belgë në përgatitjen e guidave turistike me disa nga pikat tërheqëse për t’u vizituar në Shkodër ndërsa ky bashkëpunim ndihmon edhe në socializimin mes tyre.
Pjesë e grupit belg është edhe një student shqiptar nga Kosova dhe për të është hera e parë që ndodhet në Shqipëri ndërsa thotë se ata kanë pak njohuri për Shkodrën.
Studentët belg do të qëndrojnë disa ditë në Shkodër dhe ata do të vizitojnë disa nga pikat më të bukura turistike të qytetit ku më pas do t’i promovojnë në websitet e tyre online.
