Maulana Jalaluddin, i njohur me nofkën Rumi, ka qenë poet persian, dervish islam dhe një sufi mistik, i cili ka jetuar në shekullin e 13-të.

Më poshtë janë disa nga shprehjet e tij, të cilat përcjellin në vete urtësi:

Hape zemrën tënde dhe do dëgjosh harpat e ëngjëjve.

Gjithçka në univers ndodhet brenda teje. Kërkoje çdo gjë prej së brendshmi.

Pse qëndron i burgosur, kur dera është krejtësisht e hapur?

Arsyeja është e pafuqishme në shprehjen e dashurisë.

E bukura na rrethon nga të gjitha anët.

Po ti? Kur do e nisësh atë udhëtimin e gjatë brenda vetes tënde?

Flladi i agimit ka sekrete për të të zbuluar. Mos fli sërish!

Kërko përtej mendimeve të tua; kështu mund të pish nga nektari i kulluar i këtij momenti.

Dje isha i zgjuar dhe doja të ndryshoja botën, sot jam i mençur dhe dua të ndryshoj veten time.

Shkëlqe, sikur gjithë universi të ishte i yti.

E vetmja bukuri që zgjat është bukuria e zemrës.

Në fund të jetës, aty ku ka mbetur vetëm fryma e fundit, nëse ti vjen, do të ngrihem dhe do të këndoj…

Kopshti i botës nuk ka kufi, përveçse brenda mendjes tënde.

Ëngjëlli është i lirë për shkak të diturisë; bisha për shkak të injorancës. Mes të dyve, mbetet biri i njeriut që i duhet të përpiqet e luftojë.

Ndërsa futesh më thellë brenda zemrës, pasqyra bëhet më e pastër dhe e qartë.

Dashuria është drita e shpirtit.

Dashuria është ura mes teje dhe gjithçkaje tjetër.

Kur bën gjëra prej shpirtit tënd, ndjen një lumë gëzimi brenda teje.

E vërteta e lartëson zemrën, ashtu si uji shuan etjen.

Ekziston një zë, që nuk përdor fjalë. Dëgjoje!

Dëgjo me veshët e tolerancës! Shiko me sytë e dhemshurisë! Fol me gjuhën e dashurisë!

Pas dëshpërimit, lulëzojnë shumë shpresa, ashtu si pas errësiravë, mijëra diej hapen dhe nisin të shkëlqejnë.

Nëse kërkon shpirtin, bëhesh shpirt, nëse kërkon ushqim, bëhesh ushqim. Bëhesh ajo çka kërkon.

I thashë natës, “Nëse je e dashuruar me hënën, kjo sepse kurrë s’qëndron gjatë”. Nata u kthye dhe më tha, “Nuk është faji im.

Kur nuk e shoh diellin, nga ta di që dashuria është e pafund?”

Ji i çmendur dhe i dehur me dashuri, nëse je shumë i kujdesshëm, dashuria nuk do të të gjejë.

Duke bërë si më thanë të tjerët, u verbova. Duke shkuar kur të tjerët më kërkonin, humba. Më pas u largova prej të gjithëve, edhe prej vetes. Kështu i gjeta të gjithë, edhe veten.

“Heshtja është gjuha e Zotit. Gjithçka tjetër është përkthim i keq”.

“Mjaft veprove sikur je kaq i vogël. Ti je universi në lëvizje prej ekstaze”.

“Ajo që ti kërkon është duke të kërkuar ty”.

“Mos vajto. Çdo gjë që ti humbet, të vjen përsëri në një tjetër formë”.

Ngrit fjalët e tua, jo zërin tënd.

Eshtë shiu që i rrit lulet, jo bubullimat”.

“Injoroji ata që të bëjnë të ndjesh frikë dhe trishtim, që të degradojnë e të shpien drejt sëmundjes e vdekjes”.

“Atje ku ka rrënoja, ka edhe shpresë për një thesar”.

“Gjithçka në Univers është brenda teje. Kërkoje gjithçka nga vetja”.

“Mos u kënaq me histori, se si gjërat kanë ndodhur me të tjerët. Shpalos mitin tënd”.