Ndërtesa aktuale e Radio Shkodrës ndodhet në sheshin kryesor të qytetit, në një pozicion që projektuesit e kishin programuar të dallohej qartë nga të gjitha anët. Radio Shkodra ka një zgjidhje rrethore në plan, gjë që nuk ishte e zakonshme për kohën në të cilën u ngrit. Katet dallohen nga qarkimi që i bëhet cilindrit me dritare të vazhduara e shirita të plotë, të cilat ndërpriten në pjesën e hyrjes.

Hyrja e pozicionuar në kënd me sheshin ka një mur perde xhami i cili shkon vertikalisht. Pjesët anësore të ndërtesës vazhdojnë me mure të plota. Mbi tre katet e para është ngritur një rrethrrotullim që mund të vëzhgohet vetëm në një farë largësie gjë të cilën e mundëson hapësira e sheshit. Një pensilinë e gjerë thekson hyrjen për në godinë.

Radio Shkodra është krijuar si institucion që nga viti1944. Selia e saj e dikurshme ka qenë banesa e Muzhanëve e transformuar për këtë funksion.