“Hije që mbesin” është libri më i ri që u promovua sot në mjediset e Bibliotekës publike të qytetit “Marin Barleti” të autores nga Istogu Ardita Lajçi. Libri zhvillon ngjarjet e tij në periudhën e luftës në Kosovë ndërsa në të trajtohen disa çështje si dallimet e besimit, paragjykimet ndaj femrës etj. Ardita Lajçi thotë se një pjesë e asaj që trajton romani janë diktuar nga përjetimet personale të vetë autores.
Kryetari i Shoqatës së Shkrimtarëve të Shkodrës Zija Vukaj, në rolin e organizatorit të këtij takimi promovues dha mendimet rreth librit duke u ndalur në faktin se ky është një roman pavarësisht se ngjarjet zhvillohen në kohën e luftës.
Takimi promovues u ndoq me interes nga të pranishmit ndërsa përveç aspektit letrar nuk mungoi as ai artistik me tingujt e kitarës nga të rinjtë e talentuar.
