Diku mbi një kodër të dukshme në fshatin Reç gjendet kisha e Shën Ilisë, një objekt besimi dhe qytetërimi mbi 400-vjeçar, në një gjendje ngrehine prej shumë vitesh dhe së fundmi e restauruar.

Rëndësia e këtij objekti që mban emrin e një prej profetëve më të rëndësishëm të besimit kristian Shën Ilisë mblodhi në një konferencë në sallën “Kardinal Mikel Koliqi” përfaqësues të kishës katolike në vendin tonë, studiues dhe përfaqësues të pushtetit vendor të Shkodrës dhe Malësisë së Madhe.

Arqipekshvi i Dioqezës Shkodër-Pult imzot Angelo Massafra shprehet se rëndësia e restaurimit të kishës së Reçit është e madhe por si ajo gjenden edhe objekte të tjera të kultit që kanë domosdoshmëri ndërhyrjen.

Ndërsa studiuesi Ndue Bacaj u ndal në historinë e kësaj kishe.

Për të pranishmit u prezantua edhe një material viziv me pamje të kësaj kishe në gjendjen e mëparshme dhe pas restaurimit. Në fund të takimit u shpërnda falas edhe një libër kushtuar imzot Frano Illisë.