Në mjediset e qendrës rinore “Arka” u zhvillua një takim i bukur letrar ku pjesë e tij u bë poetja e njohur Rita Petro e cila erdhi në Shkodër për të prezantuar librin e saj më të ri “Lindur së prapthi” që për shkrimtaren është i pari në zhanrin e prozës.
Para të pranishmëve Rita Petro foli për tematikën që trajton libri i saj në kufijtë e një romani autobiografik ku ngjarjet e së cilës zhvillohen më së shumti në periudhën e diktaturës.
Në kushtet e një realiteti të ri të shoqërisë sonë ku vëmendja ndaj librit është më e pakët vetë shkrimtarja thekson se ata që shkruajnë kanë në dorë të bëjnë më shumë që të tërheqin në mënyrë të veçantë brezin e ri.
“Lindur prapthi” është romani që për herë të parë u shfaq për lexuesit gjatë panairit të librit në kryeqytet ndërsa ndryshe nga botimet e mëparshme, poetja preferoi të ndryshonte logo duke mos zgjedhur shtëpinë e saj botuese por një tjetre.
