Në mjediset e Qendrës Kulturore “Kujtim Alija” vijojnë provat për koncertin e parë premierë të Orkestrës Simfonike të Shkodrës, e riorganizuar pas 32 vitesh mungesë.
Për të folur mbi vijueshmërinë e këtyre përgatitjeve dirigjenti i orkestrës Jetmir Barbullushi thotë se ato po shkojnë mirë dhe se koncerti do të mbahet së shpejti e ku në të do të ketë edhe vepra që do të luhen për herë të parë për publikun.
Premiera e parë e Orkestrës Simfonike të Shkodrës mbart emocione të bukura edhe për kontribuesit e saj.
Pjesë e koncertit do të jenë edhe këngëtarë që do të shoqërojnë pjesët instrumentale.
Koncerti i parë i Orkestrës Simfonike të Shkodrës pas shumë vitesh po pritet me mjaft interes nga të gjithë ndërsa ai do të zhvillohet në teatrin “Migjeni”.
