Mbrëmjen e sotme në Galerinë e Arteve në Shkodër u çel ekspozita me një pjesë të koleksionit të pikturave dhe vizatimeve të piktorit të shquar të shek. XX Ismail Lulani, një ekspozitë që vjen në kuadër të 90-vjetorit të lindjes së tij ndonëse prej 21 vitesh i ndarë nga jeta.

Pasi falenderoi të pranishmit për mirëseardhjen në ekspozitë, e bija e piktorit, Ormira Lulani ftoi të gjithë të ndiqnin një video sa të veçantë aq edhe të ndjerë rreth koleksionit të piktorit Lulani.

Mesazhi i kësaj ekspozite ka të bëjë me përjetësinë e veprave të artistëve, të cilët edhe pse ndahen fizikisht nga kjo botë ato jetojnë sërish me artin e tyre.

Koleksioni i piktorit Ismail Lulani përfshin rreth 100 piktura dhe 1800 vizatime prej të cilave një pjesë qëndrojnë ende të paekspozuara për publikun.

Kjo ekspozitë do të qëndrojë e hapur deri më 23 mars në Galerinë e Arteve të Shkodrës.