Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Gruas, në kryeqytet organizohet “Fem Fest”, një festival që synon në vetvete sensibilizimin e grave me qëllim ndryshimin e realiteteve të trishta në jetën e tyre që vjen nga artistët përmes shfaqjeve në Teatrin Kombëtar “Arturbina”.

Pjesë e “Fem Fest” do të jetë edhe teatri “Migjeni” që do të përfaqësohet në datën 6 me monodramën “Seks? T’faleminders, sa me e provu” nën interpretimin e aktores dhe drejtueses së teatrit “Migjeni” Rita Gjeka dhe regji Merita Smaja, një formë artistike proteste për të drejtat e grave.

Në rolin e regjisores, aktorja Merita Smaja thekson se kjo monodramë nuk ka qenë e lehtë për t’u pranuar jo vetëm në vendin tonë por edhe në Itali, aty ku ka lindur.

Monodrama “Seks? T’faleminders, sa me e provu” është shfaqur 70 herë për spektatorët në vend dhe jashtë tij ndërsa mban për autor dramaturgun Dario Fo.