Një koncert i shkëlqyer dhe një jubile madhështor ishte ai që u zhvillua në Pallatin e Kulturës “Asim Vokshi” në qytetin e Gjakovës në Kosovë, organizuar nga Behar Arllati, ku mes shumë këngëtarëve të pranishëm, e ftuar ishte edhe këngëtarja shkodrane Mukades Canga “Mjeshtre e Madhe”, e cila me performancën e saj u prit si “Zonjë e vërtetë e këngës popullore qytetare shkodrane”, duke u duartrokitur gjatë nga publiku.
Pjesë e kësaj feste të muzikës ishte edhe publicisti shkodran Ramazan Çeka, i cili rrëfen emocionet e bukura të asaj nate.
Koncerti i zhvilluar në Gjakovë u realizua si përkujtim për këngëtarin e paharruar të kësaj treve Qamili i Vogël.
