Festivali Teatror për të Rinj që po mbahet prej ditësh në teatrin “Migjeni” me pjesëmarrjen e shkollave të qytetit dhe njësive administrative vazhdon të përcjellë emocione tek spektatorët e pranishëm. Nata e mbrëmshme ngjiti në skenë gjimnazistët e talentuar të shkollës “Oso Kuka” që prej vitesh kanë bërë prezantime dinjitoze në këtë festival.

Nën udhëheqjen e aktores Merita Smaja, në rolin e regjisores së shfaqjes “Njeriu që pa vdekjen me sy”, të rinjtë e kësaj shkolle me interpretimin e tyre ngjallën kureshtjen e bashkëmoshatarëve që kishin mbushur sallën e teatrit plot.

Në fund të komedisë brilante protagonistët më në krye Merita Smajën ndalen tek mesazhi i veprës dhe emocionet e skenës.

Festivali Teatror do të mbyllet sonte me prezantimin e shkollës së fundit në konkurim, asaj të Gurit të Zi “At Gjon Karma” dhe në fund do të mësohet edhe gjimnazi fitues i këtij viti të pestë të festivalit.