“Tinguj klasik” ishte koncerti që bashkoi nxënësit më të mirë në instrumente muzikore të semestrit të parë të shkollës artistike “Prenkë Jakova”.
Ata performuan secili pjesë klasike përmes tingujve nga veprat më të mira muzikore, të mësuara gjatë këtij viti shkollor.
Anton Kaftalli drejtuesi i shkollës artistike “Prenkë Jakova” thotë se koncerte të tilla rrisin më shumë motivimin tek nxënësit e talentuar.
Më tej Kaftalli shton se përgjatë këtij viti do të ketë edhe aktivitete të tjera ku në mes tyre do të jetë edhe zhvillimi i festivalit “Akullore Fest”, i cili ndryshe nga herët e tjera që ishte në fund të vitit, tani do të mbahet në pranverë.
Të pranishmit në sallë shijuan performancat më të mira të instrumentistëve të talentuar të kësaj shkolle që nga ana e tyre dhuruan atmosferë të bukur përgjatë minutave të koncertit “Tinguj klasik”.
