Emocione dhe ndjesi të dhimbjes njerëzore shkaktoi shfaqja “Pjata prej druri” që u interpretua nga nxënësit e shkollës “Adem Haxhija” të Postribës, në teatrin “Migjeni” gjatë natës së dytë të Festivalit Teatror për të Rinj.

Kjo ishte hera e parë që një shkollë jashtë qytetit të Shkodrës merr pjesë në festival në këto 5 edicione të tij dhe kjo erdhi si rezultat i zgjerimit të hartës gjeografike duke përfshirë edhe shkollat e njësive administrative.

Regjisori i i kësaj drame, Nikolin Fërketa, pasi vlerësoi punën me të rinjtë u ndal edhe në mesazhin e veprës që është ajo dashurisë për prindërit dhe mosbraktisja e tyre. Të rinjtë protagonistë të kësaj nate tregojnë çfarë emocionesh të bukura përjetuan gjatë interpretimit në skenë.

Festivali Teatror për të Rinj do të zgjasë edhe për disa netë të tjera në teatrin “Migjeni”./shkodrazone.com