Shumë shpejt spektatori shkodran pritet të gajaset nga të qeshurat që do të shkaktojë premiera “Big Brother Vip Shkodra 2” për të cilën kanë nisur përgatitjet e nevojshme.
Për të ndarë detajet e premierës së parë për këtë vit të teatrit “Migjeni”, në mjediset e tij u zhvillua takimi me mediat ku drejtuesja e institucionit Rita Gjeku tha se kjo premierë do të zhvillohet gjatë muajit mars dhe do të shfaqet disa netë radhazi për publikun.
Në përbërje të kastit për “Big Brother Vip Shkodra 2” pritet të jenë përveç aktorëve të rinj të teatrit edhe ata të përvojës ku nuk do të mungojnë as aktorët e shquar Zyliha Miloti dhe Besnik Çinari.
Shfaqja pritet të ketë po të njëjtin sukses me vitin e kaluar kur u zhvillua “Big Brother Vip Shkodra 1”./shkodrazone.com
