Në Sallën e Koncerteve të shkollës artistike “Prenkë Jakova” në Shkodër u zhvillua sot faza e dytë dhe njëkohësisht finale e edicionit të parë të Festivalit Folklorik në nivel lokal.

Në fazën e parë morën pjesë 19 shkolla publike dhe jopublike nga qyteti dhe fshati ndërsa në finale u përzgjodhën 9 më të mirat.

Në fjalën e saj përshëndetëse, drejtuesja e ZVA Shkodër Brisela Kadija theksoi qëllimin e festivalit që ka të bëjë me promovimin e trashëgimisë kulturore materiale dhe jomateriale.

Shkolla fituese e edicionit të parë të Festivalit Folklorik fiton të drejtën për të marrë pjesë në Festivalin Rajonal të Lezhës ndërsa synimi i Festivalit të Shkodrës është shndërrimi i tij në festival kombëtar. Shkolla “Tring Smajli” e Malësisë së Madhe u shpërblye me çmimin e parë nga juria./shkodrazone.com