Një ekspozitë me punime pikture, me pjesëmarrjen e shkollave të Shkodrës dhe njësive të ndryshme administrative u prezantua sot në mjediset e qendrës rinore “Atelie”. Në rreth 90 punime, binin në sy detajet, ngjyrat dhe forca e mendimit krijues dhe fantazisë e shprehur në telajo ishin imazhet e këtij aktiviteti të organizuar nga ZVAP Shkodër. Drejtuesja e saj Brisela Kadija shprehet se qëllimi i ekspozitës është promovimi i cilësisë së arsimit ndërsa punimet e pikturës do të shiten dhe të ardhurat do të përdoren për të investuar në ato klasa ku bëjnë pjesë nxënës me aftësi ndryshe.

Edhe vetë nxënësit kërkojnë të japin mesazhe përmes këtyre punimeve. Të pranishëm në këtë ekspozitë ishin drejtues dhe punonjës të institucioneve vendore të qytetit.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur për rreth një javë në qendrën rinore “Atelie” dhe synimi i saj është të kthehet në traditë të përvitshme në të ardhmen./shkodrazone.com