Evidentimi i pasurisë së vlerave etnokulturore të trevës së veriut e në mënyrë të veçantë Shkodrës u bënë frymëzim për organizimin e edicionit të parë të Festivalit Folklorik në këtë qytet.
Edhe pse në nivel lokal, synimi mbetet që në të ardhmen ai të shndërrohet në nivel kombëtar ndërsa festivali i konceptuar në dy faza pati sot pjesëmarrjen e 19 shkollave publike dhe jopublike të qytetit dhe njësive administrative.
ZVA Shkodër si organizatore e festivalit dhe Brisela Kadija si drejtuese e institucionit thotë se synimi mbetet promovimi i trashëgimisë kulturore materiale dhe jomateriale.
Faza e dytë e njëkohësisht finale e Festivalit Folklorik do të mbahet më 15 shkurt në ambjentet e sallës së koncerteve “Gjon Kapidani” të shkollës artistike “Prenkë Jakova” ku juria do të vlerësojë më të mirët e aktivitetit. Organizimi i këtij festivali merr një vlerë të shtuar pas përfshirjes së artit të dijebërjes së xhubletës në UNESCO./shkodrazone.com
