Këngëtarja e talentuar shkodrane Ana Bushgjokaj arriti të fitonte edicionin e VII të festivalit “Luleborë” me këngën “Zemra kërkon zemrën” me tekst të babait të saj Arben Bushgjokaj, muzikë nga vetë këngëtarja dhe orkestrimi nga mjeshtri Shpëtim Saraçi.

Për Anën, pjesëmarrja në “Luleborë” ishte e dyta dhe rezultoi me një prezantim mjaft të suksesshëm. Së fundmi artistja ka sjellë këtë këngë edhe me klipin përkatës. Ashtu si edhe fjalët e ndjera të këngës, edhe klipi duket se të rrëmben dhe përfshin në vorbullën e emocionit teksa e dëgjon pasi ajo është në vetvete një histori që prek të gjithë zemrat tona dhe bën fjalë për një fëmijë që nuk e njeh emrin nënë.

Një pjesë e klipit të këngës është realizuar në Shtëpinë e Fëmijës në Shkodër ndërsa pjesë e tij është edhe një djalosh i vogël që shfaqet gjatë këngës dhe që është vëllai i vetë artistes Ana Bushgjokaj./shkodrazone.com