Pak kohë më parë gazeta “Dukagjini”, organ i shoqatës atdhetare me të njëjtin emër, vlerësuar me titullin “Nderi i Kombit” do të festonte 20-vjetorin e botimit të saj. Kjo gazetë ndër vite ka qenë zëri i gjithë trevës duke pasqyruar historinë, kulturën, krijimtarinë, bukuritë e zonës por edhe problematikat e saj që nga numri i parë e deri tek më i fundit 231 me rreth 592 autorë artikujsh të ndryshëm si pjesë e saj.
Studiuesi dhe publicisti Prelë Milani ishte kryeredaktori i parë i gazetës dhe ai i kujton mirë ditët e para të krijimit të saj.
Ndue Sanaj, kryetari i shoqatës atdhetare “Dukagjini” përmend me krenari historinë e pasur të gazetës por kujton edhe sfidat që e kanë shoqëruar ndër vite atë. E veçanta e gazetës “Dukagjini” është se për të punohet mbi baza vullnetare por financuesit e saj ndër vite kanë qenë e vazhdojnë të jenë njerëz që e duan këtë trevë.
Për ecurinë dhe kontributin e saj, gazeta “Dukagjini” është vlerësuar vitin që lamë pas me çmimin “Hamit Boriçi” nga Unioni i Gazetarëve Shqiptar.
