Një ditë e veçantë ishte kjo e sotmja për Hasan Selimin, në detyrë gjyqtar por që sot prezantoi para të pranishmëve dy librat e tij më të rinj. Libri me poezi “Kurorë n’Qiell” i redaktuar nga Erzen Koperaj dhe tregimi me novela “Tokës i mungon një adresë”, redaktuar nga Kadri Fikaj dhe Manjola Braha janë frut i fantazisë artistike të vetë autorit ndërsa shprehet se pavarësisht profesionit në fushën e drejtësisë, letërsia për të mbetet pjesë e zemrës së tij.

Përveç promovimit të dy librave, dita e sotme shënoi edhe daljen në pension të Hasan Selimit dhe për kontributin e tij në fushën e drejtësisë por edhe atë të letërsisë u nderua edhe me një “Çertifikatë Mirënjohje” nga Bashkia e Shkodrës ndërsa në panel ishin të pranishëm edhe figura të politikës.

Dy librat e ditës së sotme nuk janë të parët për autorin Selimi pasi ai njihet për aktivitetin e tij letrar edhe më herët teksa numëron 10 libra të botuar nga ai.