“Bilbilat e Vegjël të Shkodrës Këndojnë” është kompeticioni nga i cili kanë dalë disa prej emrave më të spikatur të muzikës në Shkodër. Ky festival i talenteve të reja të qytetit duket si një paradhomë për Festivalin Mbarëkombëtar të Këngës për Fëmijë dhe sivjet ai shënon edicionin e tij të 28-të duke u kthyer në traditë tashmë. Përgjegjësi i sektorit artistik Ermir Zoga tregon rreth vijimsisë së fazës së parë në shkollat e qytetit dhe të njësive administrative ndërsa shton se çdo fëmijë është i mirëpritur për të shfaqur aftësitë e veta para jurisë.

Rreth 1500 fëmijë janë bërë pjesë e Bilbilave gjatë fazës së parë ndërsa javën e ardhshme pritet të nisë edhe faza e dytë e konkursit muzikor pranë ambjenteve të QKF “Kujtim Alija”.

Finalja e Bilbilave pritet të mbahet në muajin maj në “Ditën e Luleve”.