Festivali i madh evropian i muzikës, Eurovision Song Contest, si çdo muaj ka publikuar në YouTube listën me 20 këngët më të dëgjuara të këtij festivali ndër vite.
Risia kësaj here ka të bëjë se në listën e këngëve më të dëgjuara të janarit të vitit 2023, rezulton edhe kënga “Zjarr e ftohtë” e kënduar në vitin 2006 nga këngëtari shkodran Luiz Ejlli ndërsa ai ka përfaqësuar me këtë këngë vendin tonë në këtë kompeticion. Që pas hyrjes së tij në “Big Brother Vip Albania”, ai është kthyer në një sensacion edhe në rrjetet sociale.
Nga 220 mijë klikime që kënga kishte para pak kohësh, “Zjarr e ftohtë” tashmë numëron mbi 1.5 milion klikime në YouTube. Ndërkohë, në listën e 20 këngëve më të dëgjuara të Eurovisionit në muajin janar 2023 është edhe kënga që përfaqëson Shqipërisë në Eurovision, “Duje” nga Albina dhe Familja Kelmendi.
