Fëmijë nga shkolla të ndryshme të qytetit të Shkodrës u bënë pjesë e realizimit të projektit ArchiGames që në thelb ka lojën edukuese me fokus njohjen e arkitekturës dhe vlerave të trashëgimisë kulturore të Shkodrës.
Të organizuara në disa punëtori fëmijësh, projekti i zhvilluar sot në muzeun “Maubi” ishte vazhdimësi e nisur që në shtator të vitit të kaluar. E pranishme ditën e sotme ishte edhe Ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes Edona Bilali, e cila theksoi mbështetjen e saj dhe të qeverisë për nisma të tilla edukuese dhe kreative.
Ideatorja e kësaj loje edukuese Xhoana Kristo vë theksin në qëllimin e projektit. Për rëndësinë që bartin aktivitete të tilla folën edhe të pranishmit në panel.
Të gjithë fëmijët e pranishëm u përqendruan në lojën ArchiGames teksa jo vetëm u argëtuan dhe kaluan një kohë të bukur por mësuan më shumë rreth objekteve të trashëgimisë kulturore që ka Shkodra.
