Biblioteka Shkencore e Universitetit “Luigj Gurakuqi” në Shkodër mirëpriti sot aktivitetin e organizuar nga pedagogët e këtij universiteti Valbona Karakaçi dhe Arben Prendi në lidhje me rëndësinë e informimit profesional mediatik në mënyrë të veçantë në situatat gjatë krizave natyrore dhe atyre shëndetësore.

Pjesë e panelit për diskutim ishin edhe gazetarë të përvojës nga televizionet më të rëndësishme të kryeqytetit të cilat folën mbi sfidat e raportimit në situata të vështira duke u nisur nga përvoja e tyre si dhe rëndësinë e profesionalizmit që duhet të shoqërojë gazetarët në përditshmërinë e tyre.

Rëndësia e këtij takimi informues për studentët e degës së Gazetari – Komunikimit është e madhe për disa arsye, shprehet kështu pedagogia Valbona Karakaçi në pronocimin e saj.

Më tej Karakaçi shton se edhe sfidat e studentëve të Gazetari-Komunikimit apo gazetarëve të ardhshëm në këtë profesion janë disa të tilla.

Takimi zgjati rreth 90 minuta dhe studentët patën mundësi të diskutonin rreth dilemave por edhe bukurisë së këtij profesioni.