Në mjediset e qendrës rinore “Atelie” në Shkodër u zhvillua takimi informues në lidhje me arsimin universitar dhe risitë e tij për të rinjtë që duan të ndjekin këto studime.

Të pranishëm në takim ishin pedagogë të degëve të ndryshme të universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” që informuan më shumë të rinjtë në lidhje me programet studimore dhe metodologjinë e tyre.

Drejtuesi i Zyrës Arsimore në Bashkinë Shkodër, Ergys Ivziku, shpreh rëndësinë e këtij takimi në kushtet kur arsimi po përballet me disa sfida. Përtej sfidave të arsimit universitar, Ivziku pranon se oferta që të rinjtë të studiojnë në universitetin “Luigj Gurakuqi” dhe ata të qëndrojnë në Shkodër është më e mira aktualisht. Takimi informues “Shkodra studentore” u zhvillua në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Arsimit.