Përgjatë vitit 2022 u çelën disa ekspozita fotografie dhe pikture në Shkodër nga artistë të ndryshëm dhe shumë prej tyre u zhvilluan në galerinë “Oda” me nismën e fotografes shkodrane Rozafa Shpuza.

Mikpritësja e kësaj galerie shprehet se viti që lamë pas ishte i pasur artistikisht për galerinë.

Artistja Rozafa Shpuza thotë se që në fillim galeria ka patur për qëllim jo vetëm mikpritjen e artistëve të ndryshëm por edhe promovimin e Shkodrës megjithatë kërkon më shumë përkrahje përsa i përket iniciativave të tilla kulturore ku organizimi i tyre nuk është një mision aq i lehtë.

Edhe për vitin në të cilin kemi hyrë kjo galeri do të vijojë të mirëpresë artistë nga e gjithë bota.

Fotografja Rozafa Shpuza premton mbështetje për artistët me projektet e tyre.